Amerikani fitoi 2.64 milionë dollarë në lotari – luajti të njëjtat numra për 30 vjet

Një burrë nga Massachusetts fitoi një xhekpot prej 2.64 milionë dollarësh në lotari pasi përdori të njëjtin grup numrash – ish-numrin e telefonit të gruas së tij – për të luajtur Megabucks për 30 vjet.

Banori i Leicester, Kevin Connor u tha zyrtarëve të Lotarisë Shtetërore të Massachusetts se bileta e Megabucks që ai bleu për shortin e së shtunës mbante të njëjtat numra që ai ka luajtur për 30 vjet.

Ai tha se disa nga shifrat ishin numri fiks i gruas së tij kur ata filluan të takoheshin, raporton upi.com.

Connor tha se mësoi për fatin e tij gjatë vizitës në Maine me familjen e tij.

“U zgjova të dielën në mëngjes, mora telefonin tim, shkova menjëherë te aplikacioni. Pasi u kyça pash që kisha fituar, por nuk besova deri sa u sigurova”, tha ai.

Connor tha se fitimet do të shkojnë drejt arsimimit të fëmijëve të tij ndërsa për vete do të blen çorape të reja.