Mesut Ozil filmohet duke pastruar me fshesë një xhami në Stamboll

Ylli i madh i futbollit botëror, Mesut Ozil, është filmuar duke pastruar një xhami në lagjen Uskudar të Stambollit.

Mesut Ozil (35) jeton larg botës së futbollit pasi i dha fund karrierës së tij të pasur çuditërisht në fillim të vitit të kaluar. Ish-lojtari i Real Madridit dhe Arsenalit iu përkushtua stërvitjeve dhe kështu përjetoi një transformim të jashtëzakonshëm muskulor.

Ndërsa stërvitet, Ozil gjen kohë edhe për shërbim ndaj komunitetit, kjo është arsyeja pse ai është i popullarizuar sot në rrjetet sociale pas një videoje ku ai pastron dhe fshin një xhami në lagjen Uskudar të Stambollit.

Është xhamia e Shemsi Ahmet Pashës, e projektuar nga arkitekti perandorak Mimar Sinan. Është një nga xhamitë më tërheqëse në Stamboll për shkak të kombinimit të arkitekturës së shkëlqyer me peizazhin natyror që e rrethon.

Video dhe fotot e Ozil nga xhamia kanë nxitur komente të shumta në rrjetet sociale.