Zyrtare: Kadioglu kalon te Brightoni

Brightoni ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Ferdi Kadioglut nga Fenerbhace.

Paraqitjet e tij fantastike në Euro 2024 dhe në Superligën e Turqisë bënë që klubi anglez të marrë shërbimet e tij.

Sipas njoftimit të Pulëbardhave, mbrojtësi ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028.

“Kemi kënaqësinë të konfirmojmë nënshkrimin e mbrojtësit ndërkombëtar turk Ferdi Kadioglu nga Fenerbahçe”, thuhet në komunikatën e Brightonit.

“Ferdi ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Albion deri në qershor 2028, me leje ndërkombëtare dhe një aplikim të suksesshëm për leje pune”.

“Gjatë gjashtë sezoneve në Superligë, ai luajti më shumë se 200 ndeshje për Fenerbahcen, duke shënuar 18 gola dhe në vitin 2023 fitoi Kupën e Turqisë”, ka shtuar më tej klubi anglez.