Zyrtare: Dukagjini përforcohet me Tun Bardhokun
KF Dukagjini ka njoftuar se është përforcuar me Tun Bardhokun.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi klinas përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Bardhoku së fundi ishte pjesë e Feronikelit '74, kurse më herët ka luajtur edhe te Vëllaznimi, Prishtina e Drita. /Zëri
Postimi i plotë:
Tun Bardhoku përforcon skuadrën tonë.
30-vjeçari, i cili luan pothuajse në të gjitha pozitat mbrojtëse, nga sot e tutje do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë.
Bardhoku së fundi ishte pjesë e Feronikelit '74, kurse më herët ka luajtur edhe te Vëllaznimi, Prishtina e Drita.
Të gjithë nga KF Dukagjini i dëshirojnë mirëseardhje Tun Bardhokut.