Zyrtare: Suhareka nënshkruan me portierin e njohur të Superligës
Suhareka veçse ka nisur aventurën e parë në histori në Superligën e Kosovës.
Mirëpo, klubi nuk po i ndal ende nënshkrimet e reja, të cilat këtë afat kalimtar ishin në numër të madh.
Suhareka është përforcuar pothuajse në çdo pozicion, derisa sot radha ishte te portieri.
Klubi i formuar rishtazi në futbollin e Kosovës ka njoftuar se ka nënshkruar me një nga portierët më të mirë që kishin shkelur në Superligën e Kosovës.
Është Betim Halimi, ai i cili do të mbrojë ngjyrat e Suharekës nga sezoni i ardhshëm.
Halimi së fundmi ishte te Gjilani, mirëpo gjatë karrierës së tij ka luajtur nëpër skuadra të ndryshme, duke nisur nga Drita, Hajvalia e Prishtina në Kosovë, Kukësi në Shqipëri, Olimpik Donetks në Ukrainë e deri te Trans Narva në Estoni.