Lëndohet rëndë Bernard Berisha, do të mungojë gjashtë muaj
Bernard Berisha e ka marrë një lajm tronditës.
Futbollisti kosovar ka pësuar lëndim të rëndë teksa po luante me ekipin e tij Akhmat Grozny.
Dhe, si rezultat i këtij lëndimi, përfaqësuesit kosovar do t’i duhet të qëndrojë për gjashtë muaj jashtë fushave të blerta.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti ofanziv përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e shprehu mërzinë e tij për këtë rast.