Hapet panairi tradicional “Gratë e Regjionit të Mitrovicës”

Tashmë në qytetin e Mitrovicës është hapur panairi tradicional “Gratë e Regjionit të Mitrovicës”.

Ky panair tradicional do të zgjasë tri ditë.

Në panairin tradicional “Gratë e Regjionit të Mitrovicës” do të marrin pjesë gratë e të gjitha komuniteteve.

Panairi tradicional organizohet nga “Business Women Mitrovica” dhe mbështetet financiarisht nga OSBE-ja.

“Eja edhe ti bëhu pjesë shijo vendlindjen me produktet dhe prodhime tradicionale”, thuhet në njoftim.