Filmi “Lejlek” hap edicionin e 16-të të festivalit “PriFest”
Kanë mbetur shumë pak ditë deri në fillimin e edicionit të 16-të të festivalit ndërkombëtar të filmit “PriFest”.
Filmi i metrazhit të gjatë “Lejlek”, i regjisorit Isa Qosja, vjen si premierë botërore në këtë festival.
Ky film është bashkëprodhim i Malit të Zi me Kosovën, ndërsa është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Filmi flet për një fshat të përgjumur në Malin e Zi, ku shumica e vendasve kanë emigruar në SHBA.