Parandalohet edhe një rast i kontrabandës nga Serbia
Policia dhe Dogana e Kosovës kanë arritur që të parandalojnë edhe një tjetër rast me kontrabandë nga Serbia.
Mesditën e së dielës, Policia dhe Dogana e Kosovës kishin arritur që ta parandalonin një rast të kontrabandës nga Serbia me pije të ndryshme, shkruan Zeri.info.
Para pak çastesh, Dogana e Kosovës ka njoftuar se përsëri ka parandaluar një rast tjetër të kontrabandës, kësaj radhe me veshmbathje.
Sipas njoftimit, një automjet me targa serbe të cilin e drejtonte një shtetas i Serbisë, është ndalë në magjistralen Bujanoc-Gjilan, përkatësisht në vendin e njohur si “Crep”, dhe gjatë kontrollit kanë hasur në 111 palë atlete të ndryshme të firmave të mbrojtura.
Siç bën të ditur Dogana e Kosovës, mallrat dhe automjetit janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganorë Dheu i Bardhë. /Zëri