Festoi 102-vjetorin e lindjes duke u hedhur me parashutë [video]
Një veterane lufte është bërë parashutistja më i moshuar në Britani të Madhe që është hedhur më parashutë për të shënuar 102-vjetorin e lindjes.
Manette Baillie nga Suffolk, ka kërcyer nga 3 mijë metra lartësi mbi bazën ajrore Beccles në lindje të vendit – me qëllim që të shënojë ditëlindjen e saj të 102-të.
Shumë kur festojnë 100-vjetorin e lindjes zakonisht kënaqen në një aheng me një copë tortë, por disa vendosin ta shënojnë në mënyra të pazakontë – siç është rasti i të moshuarës britanike që u hodh me parashutë.
Këtë gjë ajo e arriti sot, kurse Baillie ka pranuar haptazi se është e etur që ta bëjë sërish. Madje ka treguar se çfarë e ka inspiruar për të bërë një gjë të tillë.
“Ideja më lindi pasi doja të garoja në silverstone për 100vjetorin e lindjes kurse për ditëlindjen e 101-të nuk bëra asgjë – e për këtë vit më këshilluan tjerët që duhet të bëjë diçka”, tha Baillie. /telegrafi