Forca shkruan historinë, kualifikohet në Main Round të Ligës së Kampioneve në Futsall

Forca shkruan historinë! Kampioni ynë në Futsal ka arritur një sukses historik, duke u kualifikuar në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, apo Main Round që do të zhvillohet në Beograd.

Në ndeshjen vendimtare të mbrëmjes së sotme, në kuadër të fazës së grupeve të kualifikimeve preliminare, Forca nga Kumanova arriti të mposhtë dhe të shkatërrojë ekipin e Titogradit nga Mali i Zi me rezultat 8:2, duke u kualifikuar kështu në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Tre ndeshje dhe tre fitore për vendin e parë. Një sukses plotësisht i merituar për kampionin e Maqeonisë së Veriut.

Golat për Forcën u shënuan nga Ismaili, i cili realizoi tre gola, Dandan shtoi dy gola të tjerë, ndërsa Petroviç dhe Beri kontribuan secili me nga një gol. Ndërkohë, Deliç realizoi një autogol. Ndeshjet e grupit u zhvilluan në sallën “Jane Sandanski” në Shkup.

Skuadra e Futsalit Forca nga Kumanova tani garat i vazhdon në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, apo Main Round që do të zhvillohet në Beograd duke filluar nga 22 deri me 27 tetor, ku për kundërshtar do të ketë, nikoqirët e KMF Fon Banjica, lituanezët e Riga Futsal Club dhe fituesin e Grupit D.