Flicku tregon se kur Olmo mund të luajë ndeshjen e parë si lojtar i Barcelonës

Nuk ka kohë për të pushuar për Barcelonën pasi ata do të përballen me Rayo Vallecano në një ndeshje në mesjavë.

Përpara lojës, Hansi Flick ndau një përditësim mbi sagën e regjistrimit të Dani Olmos.

“Shpresoj që Dani Olmo të mund të luajë të martën, por nuk e di”, deklaroi Hansi Flick.

“Unë nuk mund ta kontrolloj atë. Ne duhet të fokusohemi në atë që na nevojitet dhe sot ne donim tri pikët dhe i arritëm ato”, shtoi Flick.

Olmo u pa në tribuna me Gavin teksa Barcelona mposhti Bilbaon 2-1 në shtëpi.

Mesfushori spanjoll u emërua në skuadër për ndeshjen, por nuk mundi të luante për shkak të statusit të tij të regjistrimit.