Ten Hag fajëson tre lojtarë të Man Unitedit për humbjen nga Brightoni

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka veçuar tre lojtarë për kritika pas humbjes 2-1 të skuadrës ndaj Brightonit të shtunën.

Holandezi ishte dukshëm i frustruar me mënyrën në të cilën skuadra e tij pranoi golin e ndërprerjes, veçanërisht duke theksuar dështimin e tre lojtarëve për të parandaluar harkimin që çoi në gol.

“Ne nuk e ndalëm harkimin”, deklaroi Ten Hag. “Ishin tre lojtarë që mund ta kishin shmangur këtë”.

“(Simon) Adingra është një lojtar me këmbën e djathtë”.

“Lëreni atë poshtë vijës, dërgojeni gjerë në vend që ta lini të hyjë dhe ta lejoni të harkojë? Kjo ishte e papranueshme”, ka shtuar më tej Ten Hag.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Manchester United ka një fitore dhe një humbje, ndërsa holandezi duket se është në avazin e vjetër të strategjive të tij. /Telegrafi/