Pensionohet eprori i FSK-së, Sejdi Geci - Komuna e Skenderaj i ndan mirënjohje për kontributin
Është pensionuar eprori i lartë i FSK-së, TMK-së dhe UÇK-së, Sejdi Geci.
Gjatë ceremonisë së pensionimit Komuna e Skenderajt dhe Organizata e Veteranëve të Luftës kanë ndarë Mirënjohje për kontributin e Gecit gjatë dhe pas luftës.
Portali magazina.al ka publikuar fotografi nga një darkë në një odë në Llaushë të Skenderajt për nder të Gecit.