Kurti pret qytetarë ukrainas për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Kosova, shtëpi e dytë për ta
Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në Qeveri qytetarë ukrainas të cilët veprojnë e jetojnë në Kosovë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, për të cilët ka thënë se Kosova u është bërë shtëpi e dytë.
Kurti ka thënë se Kosova do të vijojë të jetë mbështetëse e fuqishme e luftës çlirimtare të Ukrainës për paqe, liri e demokraci, dhe përkrahëse e rezistencës e vendosmërisë së popullit ukrainas, në mbrojtje të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të shtetit të tyre.
“Le të triumfojë lufta e drejtë për liri, kundër dhunës, brutalitetit dhe agresionit të pajustifikuar të Federatës Ruse. Gëzuar Ditën e Pavarësisë për Ukrainën dhe të gjithë qytetarët e saj!”, ka shkruar Kurti.