Filmi kosovar “Si e verdhë e sëmurë” fiton çmim në festivalin e Sarajevës
Pas fitoreve të njëpasnjëshme, “Si e verdhë e sëmurë” nga Norika Sefa fiton edhe çmimin dokumentari më i mirë i shkurtë në festivalin e rëndësishëm të Sarajevës.
Juria e përbërë nga Mandy Chang, Marek Hovorka, dhe Ëang Xiaoshuai, kanë ndarë 4 çmime nga gjithsej 21 filma në kategorinë e dokumentarëve.
Filmi është një zhytje në kujtesën e Norës, ku realitetet shkrihen, e keqja dhe e bukura ndërthuren derisa të gjitha përzihen dhe formohet diçka tjetër.
"Si e verdhë e sëmurë" (23') është realizuar me mbështetjen e QKK-së, prodhuar nga shtëpia filmike CMB, me producent Mentor Shalën e bashkëproducent Besnik Krapin e Norika Sefën, dhe distribuohet nga Square Eyes. /Zëri