Sezoni i ri, Bayer Leverkusen i njëjti: Xhaka super gol, Wirtz shkëlqen, fitoren në minutën e 101-të
Bayer Leverkusen ka shënuar fitore si mysafir i Borussia M’Gladbach me rezultat 3-2 në ndeshjen hapësë të Bundesligas, ku Granit Xhaka kontriboi me një super gol.
Ndeshja hapëse e edicionin e ri të Bundesligas, nis me një gol spektakolar nga distanca të shënuar nga Granit Xhaka.
Zhvillohej minutën e 12-të, Xhaka nga një top i kthyer me një goditje të fuqishme pothuajse nga 30 metra arriti të shënojë për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 38-të, Florian Wirtz dërgoi rezultatin në 2-0 në të mirë të kampionëve gjerman.
Në fundin e pjesës së parë, vendasit shënuan me Tim Kleindienst, por goli u anulua nga VAR, ndërsa me ë filluar pjesa e dytë , ndeshja u ndërpre për disa minuta shkaku i fishekzjarreve.
Borussia M’Gladbach u kthye në lojë në minutën e 60-të me golin e shënuar nga Nico Elvedi për 2-1.
Kjo iu dha trimëri vendasve dhe vazhduan me sulme, ku Tim Kleindienst shënoi për 2-2 pas asistimit të Kevin Stoger.
Por, Bayer Leverkusen siç jemi mësuar tashmë nga sezoni kaluar, fituan penallti në kohën shtesë dhe Wirtz pasi gaboi njëherë nga topi i kthyer shënoi për 3-2.
Aspirinat e nisin mbrojtjen e titullit me një fitore në një fushë të vështirë. /Telegrafi
ë| GOAL: WHAT A GOAL BY XHAKA!!!
— CentreGoals. (@centregoals) August 23, 2024
Bayer Leverkusen 1-0 Borussia M'gladbach
pic.twitter.com/bUrXb0MnhY