Sokol Cikalleshi largohet nga Konyaspori
Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi, ka befasuar me të ardhmen e tij, duke i dhënë fund aventurës me Konyaspor në Turqi.
Ka qenë vetë klubi turk që ka komunikuar ndërprerjen e marrëveshjes me sulmuesin 34-vjeçarin nga Kavaja, duke e falënderuar për të gjitha gjërat që ka bërë për skuadrën.
“Dëshirojmë të falënderojmë Cikalleshin, i cili ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës sonë që nga sezoni 2020-21, i cili ka marrë titullin ‘Golashënuesi më i mirë i huaj në Super League’, në emër të Konyaspor për të gjithë kontributin e dhënë për klubin tonë”.
“I urojmë suksese në karrierë Sokolit, i cili djersiti fanellën tonë për 111 ndeshje”, njofton klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Cikalleshi ende nuk e ka bërë të ditur të ardhmen e tij, ndërsa pasi nuk u ftua nga Sylvinho në Euro 2024, ai u pensionua nga Kombëtarja e Shqipërisë.