Manuel Neuer pensionohet nga futbolli ndërkombëtar
Portieri gjerman Manuel Neuer është pensionuar nga futbollit ndërkombëtar.
Kështu ka bërë të ditur vetë portieri sot (e mërkurë), përmes një videoje në rrjetet e tij sociale.
Veterani i Bayern Munichut konfirmoi pensionimin e tij ndërkombëtar, megjithëse dëshironte të luante deri në Kupën e Botës 2026, ai ishte “i bindur se tani është koha e duhur për të ndërmarrë këtë hap”.
Ylli 38-vjeçar luajti 124 ndeshje për Gjermaninë, duke qenë kapiten i vendit të tij 61 herë. /Zëri