Armando Broja kryen sot testet mjekësore tek Ipswich Town

Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, do të përfundojë sot (e mërkurë) te klubi anglez, Ipswich Town.

Kështu ka bërë të ditur gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, Broja do t’i përfundojë sot testet mjekësore në Ipswich Town, pas marrëveshjes së rënë dakord me Chelsean të martën.

Transferimi me detyrim për të blerë nëse klubi nuk do të zbresë, me çmimin mbi 30 milionë, siç u zbulua dje.

Romano shton se Broja është i vendosur për të nënshkruar para kohës së drekës. /Zëri