Zbulohet data e mundshme e kthimit të Messit nga lëndimi
Data e mundshme e kthimit të Lionel Messit është zbuluar pasi ylli i Inter Miami dhe Argjentinas rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e këmbës.
Messi ka qenë jashtë fushës që nga finalja e Kupës së Amerikës më 14 korrik, gjatë së cilës ylli argjentinas u lëndua pas këputjes së ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë. Këtë javë u njoftua se sulmuesi i Inter Miamit do të humbasë ndeshjet kualifikuese të vendit të tij për Kupën e Botës kundër Kolumbisë dhe Kilit në shtator, dhe ai do të luajë edhe disa ndeshje të tjera për klubin e tij.
Sipas “Ole”-s, lajmet rreth Messit janë pozitive. 37-vjeçari do të intensifikojë rehabilitimin e tij në ditët në vijim, me fazën tjetër të rikuperimit të tij që përfshin rikthimin në stërvitje me bashkëlojtarët e tij në Inter Miami. Rikuperimi i tij thuhet se është mirë, pasi ai ka ndjekur me kujdes planin e tij të trajtimit, por “Heronë” nuk po nxitojnë për ta rikthyer atë. Ndeshja e tyre në shtëpi me Philadelphia Union më 14 shtator shihet si një datë e mundshme kthimi. /Zëri