Shënoi dy golësh, Jasir Asani në mesin e më të mirëve në Korenë e Jugut

Jasir Asani është rikthyer të jetë protagonist me Gwangju në Korenë e Jugut.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pati një periudhë të vështirë ku nuk luajti asnjë minutë për 6 muaj me rradhe për shkak të disa konflikteve me trajnerin e ekipit.

Por, gjithçka është hedhur pas dhe Asani është rikthyer të jetë titullar në sezonin e ri.

Pas golit në ndeshjen e parë, Asani ‘dyfishoi’ produktin në të dytën duke qenë protagonist absolut në të 2 golat e shënuar në humbjen 3-2 përballë Gangwon.

Fillimisht një gol nga penalltia në minutën e 15’ dhe më pas një goditje e devijuar nga mbrojtësi kundërshtar në të 22’ që i hoqi autorësinë, por jo mundin.

Falë performancës pozitive, Jasir Asani ka fituar një vend në formacionin e javës duke marrë notën 7.9.