Bayern Munichu merr vendim përfundimtar për të ardhmen e Gnabryt

E ardhmja e Serge Gnabryt ka qenë e paqartë nëse do të mbetet apo do të largohet nga Bayern Munich.

Sulmuesi gjerman është përfolur për një rikthim në Ligën Premier, ku ofertat nuk kanë munguar në adresë të tij.

Arsenali ka tentuar rikthimin e gjermanit në Emirates Stadium, por pa sukses.

Transferimin e anësorit gjerman tentoi ta bëj edhe Newcastle United, megjithatë as bardhezinjtë nuk ia arritën një gjëje të tillë.

29-vjeçari ka pasur një takim me drejtuesit e klubit dhe trajnerit Vincent Kompany ku është vendosur e ardhmja e tij.

Gnabry ka marrë besimin e të gjithëve në klub dhe nuk do të largohet nga Allianz Arena së paku edhe këtë edicion.