Albion Rrahmani me fjalë emocionuese përshëndetet me Rapidin

Albion Rrahmani do të largohet nga Rapid Bukureshti për tu transferuar te Sparta e Pragës.

Sulmuesi kosovar do të kryej transferim prej pesë milionë eurove dhe kjo tanimë është konfirmuar.

Rrahmani ka falënderuar tifozët e Rapidit, klubin dhe të tjerët për kohën e kaluar në kryeqytetin rumun.

Rapidi ka publikuar një shkrim të Rrahmanit, ku sulmuesi llapjan ka shkruar disa fjalë zemre.

“Pas një viti të jashtëzakonshëm së bashku, është koha për të thënë lamtumirë. Kur erdha në Giule pashë dhe ndjeva se çfarë klubi i mrekullueshëm është Rapid, me tifozë të mrekullueshëm, dhe vendosa t’i jepja 100% çdo ndeshjeje, për t’i bërë mbështetësit të lumtur”.

“Pas një viti me shumë sfida, jetuam momente të mrekullueshme së bashku. Tani e tutje, unë do të jem një mbështetës, dhe Rapid do të jetë shtëpia dhe familja ime”.

"Përgjithmonë mirënjohës që isha pjesë e këtij ekipi. Gjithashtu do të jem mirënjohës ndaj atyre në klub që besuan tek unë dhe qëndruan pranë meje në momentet e vështira kur kishte më shumë rëndësi”.

“Të dashur Rapidistë, deri sa të takohemi përsëri, ju uroj të gjitha të mirat e botës! I juaji, Albioni”, ka shkruar Rrahmani. /Telegrafi/