Hansi Flick flet për të ardhmen e Gundoganit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka “ndjesinë" se Ilkay Gundogan do të qëndrojë mes raporteve se mesfushori i lidhur me Fenerbahçen dëshiron të largohet nga klubi.

Gundogan nuk ishte pjesë e skuadrës së Barcelonës që mundi Valencian 2-1 të shtunën, me trajnerin Flick që tha se 33-vjeçari ishte “i trullosur” dj ata ranë dakord që ai do të largohej nga gara. 

Mes raporteve se gjermani dëshiron të largohet nga skuadra e La Ligas pas vetëm një viti, Flick ka ofruar një përditësim për të ardhmen e mesfushorit, duke mos dhënë shumë detaje.

Ai tha përmes “Sport”: “Siç e dini, ai ka pasur disa probleme dhe ka ndier një marrje mendsh. Ne ramë dakord që ai të qëndrojë në shtëpi dhe unë kam folur me të për të parë se si ndihej, por ajo që i thamë njëri-tjetrit mbetet mes nesh kam ndjesinë se ai do të qëndrojë”.

Gundogan e ndërroi Manchester Cityn për Barcelonën verën e kaluar pas shtatë vjetësh, por raportet sugjerojnë se ai dëshiron të largohet, mes interesimit nga Fenerbahçe e Jose Mourinhos dhe Liga Pro Saudite. Gjermani ka një vit të mbetur nga kontrata e tij dhe nëse ai merr një ofertë të mirë, thuhet se Barça nuk do t'i pengojë. /Zëri