Barcelona merr një vendim të ri për Ilkay Gundogan
Barcelona nuk e konsideron më shitjen e Ilkay Gundogan, sipas Ferran Correas dhe Jordi Gil të Diario Sport.
Mesfushori mund të largohet nga klubi katalunas vetëm nëse ka një kthesë të papritur dhe vjen një ofertë e madhe.
Vetë gjermani synon të përmbushë marrëveshjen e tij aktuale me katalanasit, e cila skadon verën e ardhshme.
Më herët u raportua se Barcelona me kënaqësi do të ndante rrugët me 33-vjeçarin, veçanërisht në mes të interesimit nga Arabia Saudite dhe Turqia.
Gundogan shënoi pesë gola dhe dha 14 asistime në 51 paraqitje për Barcelonën sezonin e kaluar.
Mesfushori është i lumtur në Spanjë, por klubit katalunas i duhen financa për të regjistruar lojtarët. /telegrafi