Fillon festivali “Green Fest”, Hamza: Mitrovica s’është vetëm minierë e arit, por edhe e kulturës e emancipimit
Mbrëmë në qytetin e Mitrovicës është hapur festivali i artit “Green Fest”.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vlerësuar se Mitrovica nuk është vetëm minierë e arit.
Në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hamza ka shkruar se ky qytet është edhe minierë e kulturës, emancipimit, muzikës dhe bashkëjetesës ndëretnike.
“Si freski kulturore në këto ditë të nxehta, mbrëmë në Mitrovicë nisi ‘Green Fest’. Mitrovica nuk është vetëm minierë e arit, por edhe e kulturës, emancipimit, muzikës dhe bashkëjetesës ndëretnike. Thesari ynë më i madh janë njerëzit, të cilët krijuan traditë dhe vlera të artit bashkëkohor. Arti përbën edhe një segment të rëndësishëm në planin tim për zhvillimin e industrive kreative, që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe punësimin e të rinjve. Në ‘Green Fest’ do të performojnë artistë të shumtë katër ditë me radhë. Jam krenar për përkrahjen e këtij festivali, por edhe një numri rekord të ngjarjeve kulturore. Ejani dhe shijoni mikpritjen mitrovicase!”, shkroi Hamza. /Zëri