Prokurorinë Speciale “e merr uji”, ndalet energjia elektrike

Një pjesë e qendrës së Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike. Kjo për arsye se në ndërtesën e Prokurorisë Speciale ka hyrë uji.

Kështu ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi.

Krasniqi tha se “kjo u bë për shkaqe të sigurisë”.

“Derisa të rregullohet problemi nga Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, rryma nuk do të mund të lëshohet”, tha Krasniqi për Klankosova.tv

Nuk dihet se arsye se pse ndodhi shpërthimi i ujit në PSRK, apo nëse ka ndonjë pasojë nga ky rast.