Sot fillon festivali “Green Fest” në Mitrovicë, do të ketë shumë aktivitete kulturore dhe rekreative

Sot fillon edicioni i 14-të i festivalit “Green Fest” në Mitrovicë.

“Green Fest” është një ndër festivalet më të suksesshme dhe i cili arriti t’u rezistojë viteve, duke ofruar çdo vit risi tek qytetarët, shkruan Telegrafi.

Këtë vit, “Green Fest” vjen me temën “Lum Na”, e cila tërheq vëmendjen ndaj ndotjes së lumenjve nga mbetjet industriale e bujqësore, mostrajtimi i ujërave të zeza dhe sjelljet e pahijshme të qytetarëve ndaj lumenjve.

Në një intervistë dhënë disa javë më parë drejtori i këtij festivali, Lulzim Hoti, kishte thënë se gjatë këtij edicioni do të organizohen një larmi aktivitetesh edukative, kulturore dhe rekreative.

Këto aktivitete, sipas tij, synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore dhe të inkurajojnë veprime konkrete për mbrojtjen e lumenjve.

Hoti kishte treguar se “Green Fest” së fundmi është anëtarësuar në një rrjet të festivaleve evropiane dhe se është optimist që të sjellë risi në edicionet e ardhshme.

Festivali “Green Fest” fillon këtë të mërkurë dhe përfundon të dielën, më 18 gusht, raporton telegrafi.

Sonte, në orën 19:00 do të bëhet hapja e festivalit, në orën 20:00 do të prezantohet ekspozita “Projekti Drini” nga Ferdi Limani, në orën 20:15 do të shfaqet dokumentari “In the name of Vjosa”, në orën 20:45do të përformojnë “Cicërimat buzë Ibrit” dhe në orën 21:00 do të pëformojë bendi muzikor “Don’t listen to your neighbors”.

Të gjitha aktivitetet e “Green Fest” do të zhvillohen te Parku i Qytetit në Mitrovicë.

Më poshtë mund ta gjeni programin pesë ditor që do ta ketë festivali: