MPB-ja tregon detajet e aksidentit në Bllacë, në të cilin vdiq një 17-vjeçar

MPB-ja ka konfirmuar se një person ka humbur jetën nga aksidenti i djeshëm në Bllacë të Shkupit.

Në aksident janë përfshirë një autobus i NQP Shkup me numrin 81 dhe dy automjete, me ç’rast njëri nga shoferët ka ikur nga vendngjarja.

“Dje rreth orës 09.30 në SPB - Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës Shuto Orizarë – Orizare e Epërme, me rrugë që shërben për lidhje me rrugën me rr. ‘Aleksandar Urdarevski’, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të autobusit të NQP-së, i drejtuar nga G.M (51) nga Shkupi, dhe automjetit të pasagjerëve ‘Ford Galaxy’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 17-vjeçar nga fshati Bllacë në Shkup dhe automjeti i pasagjerëve ‘Volkswagen Golf’, pas çka drejtuesi i kësaj veture është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në aksident kanë mbetur të plagosur rëndë drejtuesi i mjetit ‘Ford Galaxy’ dhe pasagjeri i tij i mitur nga Bllaca, lëndime të konstatuara në spitalin e përgjithshëm të qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’ në Shkup, ku më vonë shoferi ka vdekur”, thonë nga MPB-ja.