Abdixhiku i prezanton punët në shëndetësi: Për sulme ndaj mediave, bizneseve e ambasadave i keni ata - ne vazhdojmë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje të hapësirave shëndetësore që janë rinovuar dhe që janë renovim.

Abdixhiku ka thënë se numri i qendrave të kujdesit shëndetësor që janë rinovuar është 10.

Ai ka shtuar se “ata të tjerët” janë për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e secilit që mendon ndryshe.

“Ne, ndërsa, vazhdojmë”, shkroi ai.

“Me hapësirat e reja shëndetësore të rinovuara e në rinovim; 10 sosh të përfunduara deri më tani. Për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e praktikisht secilit që mendon ndryshe, i keni ata të tjerët. Ne, ndërsa, vazhdojmë”.