Arrestohet pejani, ushtroi dhunë psikike ndaj vëllait dhe shkaktoi dëme në shtëpi

Policia ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj vëllait të tij, si dhe ka shkaktuar dëme materiale në shtëpi.

I dyshuari po ashtu thuhet se është përdorues i substancave narkotike.

“Pejë, 11.08.2024 – NN. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se vëllai i tij, i dyshuari mashkull kosovar, që është përdorues i substancave narkotike, vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij, si dhe ka shkaktuar dëme nëpër shtëpi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.