Vdes në moshën 46-vjeçare ylli i “Pokemon”, Rachael Lillis

Rachael Lillis, një aktore që rrëmbeu vëmendje me zërin e saj në shumë filma dhe seri “Pokemon” si personazhet Misty, Jessie dhe më shumë, vdiq më 10 gusht.

Ajo ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare. Lillis u diagnostikua me kancer gjiri në maj.

Rachael Lillis

Veronica Taylor, bashkë-ylli i “Lillis” në “Pokemon”, postoi një deklaratë të hënën në mëngjes që njoftoi vdekjen e Lillis.

“Me zemër të thyer ndaj lajmin për vdekjen e Rachael Lillis të shtunën në mbrëmje, 10 gusht 2024”, shkroi Taylor.

“Rachael ishte një talent i jashtëzakonshëm, një dritë që shkëlqente përmes zërit të saj qoftë duke folur apo duke kënduar. Ajo do të mbahet mend përgjithmonë për rolet e shumta të animuara, me interpretimet e saj ikonike si Misty dhe Jessie nga “Pokemon” që janë më të dashurat. Rachael ishte shumë mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe mbështetjen bujare që iu dha teksa luftonte me kancerin”.

Lillis filloi aktrimin në vitet 1990 dhe u shfaq në qindra shfaqje televizive, seri të animuara, video lojëra deri në fund të viteve 2010.