Inaugurohet rruga në Has, Aliu: I afron shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është bërë inaugurimi i rrugës në Has.

Aliu, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, shprehet se kjo rrugë është tejet e rëndësishme, paso afron shqiptarët në kufirin në mes të Shqipërisë e Kosovës.

“Pas marrëveshjes ndërshtetërore për projektin Kërstec-Pakisht-Zapod, sot inauguruam mbarimin e asfaltimit të rrugës, që e lidhë Gjakovën me Krumën e Dobrunën, rrugë kjo jetike dhe me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e zonës”, shkroi ministri në llogarinë e tij.