Shqipëri-Kosovë, memorandum bashkëpunimi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri me dije se u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet IKTK të Shqipërisë dhe Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale (AMMKM) të Kosovës.

Nënshkrimi i këtij memorandumi synon përmirësimin dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e restaurimit dhe konservimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, në mënyrë të veçantë objekteve të cilat kanë shërbyer gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe veçanërisht objekteve të cilat Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale e Kosovës ka interes për të restauruar dhe konservuar për ruajtjen dhe promovimin historik të tyre.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhuroi për arkivin e AMMKM, revistat “Monumentet” dhe “Arkeologjia”, me qëllim pasurimin e bibliotekës dhe shkëmbimin e përvojës për rritjen e kapaciteteve në fushën e restaurimeve. /oranews