Guardiola konfirmon katër mungesa të mëdha për finalen ndaj Manchester United
Nesër (e shtunë) me fillim nga ora 16:00 do të luhet finalja e Community Shield, aty ku në ‘Wembley’ do të takohen rivalët e qytetit Manchester City dhe Manchester United.
Para kësaj finaleje ka folur Pep Guardiola, i cili në mes të tjerash ka konfirmuar se nuk do të llogarisë në shërbimet e katër lojtarëve për këtë takim.
Tekniku katalanas ka thënë se treshja e Anglisë, Phil Foden, Kyle Walker dhe John Stones do të mungojnë në këtë sfidë e po ashtu edhe Rodri.
Një numër lojtarësh të cilët ishin pjesëmarrës në Euro 2024 u rikthyen në stërvitje me ‘Qytetarët’, duke përfshirë Kevin De Bruyne, Jeremy Doku dhe Manuel Akanji.
“Ne duhet të tentojmë t’iu japim atyre pushimin më të mirë që është e mundur. Ne do të donim më shumë kohë, por iu kemi dhuruar shumë”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Të gjithë lojtarët janë rikthyer, lojtarët e Anglisë dhe Rodri do të rikthehen javën e ardhshme, nuk duhet të mendojmë për kalendarin”.
“Çfarë ka në vazhdim, seancat stërvitore, hap pas hapi, ndeshja e radhës, mundohu të jeni i mençur për të stërvitur me afat të caktuar dhe të jemi të freskët”.
“Kështu që do të bëjmë rotacione aq sa është e mundur dhe ndeshje pas ndeshje ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.
Përballja e së shtunës do të jetë ndeshja e 194-të zyrtare mes dy rivalëve të qytetit, e po ashtu një përsëritje e dy finaleve të fundit të FA Cup.
City e fitoi finalen e parë në 2023 me rezultat 2-1 në një sezon që kulmoi me fitoren e tripletës, por Unitedi mori ‘hakmarrje’ në maj të këtij viti duke fituar me rezultat 2-1./telegrafi