“Paris 2024”, SHBA-ja vazhdon të kryesojë me numrin e medaljeve të fituara

Në fund të ditës së 13-të të lojërave olimpike “Paris 2024”, SHBA-ja po kryeson tabelën në mesin e vendeve të tjera me gjithsej 103 medalje të fituara, prej të cilëve 30 medalje të arta, 38 të argjendta dhe 35 të bronzta.

SHBA-ja vazhdon të qëndrojë në krye të tabelës në ditën e 13-të të Lojërave Olimpike, pasi fitoi tri medalje të arta, tri të argjendta dhe tri të bronzta.

Kina, e cila e përfundoi ditën me 4 medalje të arta, 2 të argjendta dhe 3 të bronzta, u rendit e dyta me 73 medalje në total. Australia u rendit e treta, kurse Franca, e cila i mirëprit këto lojëra është në vendin e katërt. /abcnews