Nait Hasani: Tash e 40 vjet pas në qenien dhe mendjen time emri i UDB-së ngjall tmerr
Nait Hasani, ish i burgosur politik ka thënë se tri shkronjat “UDB”, tek ai tash e 40 vjet pas ia ngjall tmerrin. Teksa ka shtuar se kontakti i parë me UDB-në ka qenë me 30 nëntor të vitit 1993.
Ish i burgosuri politik, Nait Hasani, ka nda historinë e tij nga fillimi i aktiviteteve për liri e deri te torturat e tmerrshme në burgjet e pushtetit jugosllav nga bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së.
Hasani rrëfeu se ka qenë ende i mitur, pa i mbushur 18 vite kur është ballafaquar për herë të parë me UDB-në dhe tash e 40 vite pas në qenien, trurin dhe mendjen e tij emri i UDB-së është emër që ia ngjallë tmerrin.
“Që nga mosha e re, pa i bërë 18 vite jam përballur me UDB-në. Nga ajo kohë deri sot janë 40 vite që në qenien tonë, trunin dhe mendjen UDB është një emër që sa herë kujtohet ngjallë tmerrin. Nuk jam vetëm unë i vetëm por janë shumë që kanë përjetuar. Unë jam njëri nga ta. Kur jam unë njëri nga ta, sa janë para meje dhe sa janë bashkë me mu. Jemi shumë. Por, në të njëjtën kohë edhe ata kanë qenë shumë-UDB. Shumicë absolute kanë qenë shqiptarë në Kosovë [në UDB]. Ata kanë qenë të bindur ideologjikisht për t’a mbrojtur Jugosllavinë. Ata kanë luftuar shpirtërisht. Jugosllavia, brenda saj ishte Serbia”, vijoi Hasani.
Hasani ka deklaruar se atë kohë Kosova ishte veç një krahinë në letër dhe Serbia dirigjonte atë përmes njerëzve të saj të njohur si “Sigurimi i shtetit, i nohur si UDB-ja”.
Ai rrëfeu në Rtv Dukagjini, se si i mitur dhe i ri ishte ballafaquar me dhunën dhe dëgjimet e para për UDB-në ka qenë përmes emrave, televizionit, protestave, e demostratat 1981, ’82, ’83.
“Për UDB-në dëgjimet i kemi pasur përmes emrave, televizionit, protestave, demonstratave që ishin 1981, ’82,’83. Përmes komunikatave të grupeve ilegale që tregonin, përmes gjykimeve që bëheshin në Kosovë. Me 30 nëntor 1993 jam përballur drejtpërdrejtë me UDB-në, në zyret e Sigurimit Shtetit të UDB-së në Prizren”, ka rrëfyer ish i burgosuri politik Nait Hasani.