Konfirmohet: I vrari në Lloznicë të Serbisë është Faton Hajrizi

Personi i vrarë në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik është Faton Hajrizi dhe trupi i tij gjendet në morgun e këtij qyteti.

Këtë e ka konfirmuar avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.

Ai ka thënë se i është lejuar që ta shohë edhe trupin e pajetë të Fatonit.

“Mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”, tha Koci për Klankosova.tv.

Avokati tha se aktualisht është në proces të kryerjes së procedurave të tërheqjes se kufomës.