Tetë ushqimet më të shëndetshme që duhen ngrënë bashkë
Studime të fundit kanë zbuluar se janë disa ushqime të cilat nëse kombinohen bashkë i japin trupit më shumë vlera.
Gjithçka lidhet me mënyrën se si bashkëveprojnë vlerat ushqyese të secilit prej tyre kur konsumohen njëherësh.
Më poshtë do të gjeni listën e plotë që ju këshillohet ta ndiqni për një jetë më e shëndetshme.
Mollët dhe mjedrat kundër qelizave tumoriale
Një studim i botuar së fundmi tek Buletini i Shëndetësisë, vërtetoi faktin se antioksidantët elagjik që gjenden tek mjedrat rrisnin efektet positive të kuercetinës që gjendet tek mollët.
Ky kombinim arrin të eliminojë mundësinë e krijimit të qelizave tumoriale në organizëm. Fruta të tjera ku këto antioksidantë gjenden janë: për antioksidantin elagjik; shega, arrat dhe thanat, ndërsa kuercetina gjendet tek rrushi dhe qepa.
Për një zemër më të shëndetshme hikër dhe brokoli
Kur kolesteroli i keq oksidohet, mund të shkaktojë bllokimin e arterieve të zemrës, duke çuar në dëmtimin e saj.
Megjithatë antioksidantët ndihmojnë në luftën kundër këtij procesi. Studiuesit gjermanë arritën në përfundimin se antioksidanti Rutin dhe vitamina C arrijnë të punojnë bashkë për të parandaluar oksidimin e kolesterolit. Ky antioksidant gjendet tek hikëra, me të cilën prodhohen makarona, bukë apo dhe produkte të tjera.
Për energji gjatë ditës bashkoni qiqrat dhe qepët
Sipas një studimi të Shoqatës së Agrikulturës dhe Kimisë Ushqimore, u vu re se përmbajtja e sulfurit që gjendet tek qepët dhe preshi mund të ndihmojë organizmin që të përthithë më mirë hekurin dhe zinkun nga produktet bishtajore, përfshi këtu dhe qiqrat. Prandaj nëse vuani nga anemia, ky kombinim është ai që ju duhet.
Për antioksidant që ndihmojnë zemrën bëni bashkë çajin jeshil dhe limonin
Nuk është një legjendë që personat që pinë një filxhan me çaj jeshil çdo ditë, ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
Sipas një raporti të Universitetit Purdue, nëse ju shtoni dhe pak lëng limoni tek çaji juaj, do të keni përfituar përveç shijes dhe një paketë antioksidantësh lehtësisht të përgjithshme nga organizmi. /agroweb