Suksesi i Kosovës në xhudo në Lojërat Olimpike është punë e vështirë profesionale dhe jo pranverë që lulëzon me një lule

Në tri Olimpiadat e fundit në Rio, Tokio dhe Paris, xhudo sporti i solli Kosovës tri medalje të arta olimpike në dymbëdhjetë vitet e fundit:

Majlinda Kelmendi (2016) në Rio, si dhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi (2020) në Tokio fituan nga një medalje të artë.

Distria Krasniqi (2024) në Paris fitoi një medalje argjendi dhe Laura Fazliu një medalje bronzi.

Me pesë medalje të fituara, Kosova është një nga vendet më të suksesshme në sportin e xhudos.

Mirëpo as optimistët më të mëdhenj nuk e besonin se Kosova do të ishte kaq e suksesshme.

Deri më tani, janë mbajtur 33 Lojëra Olimpike, ndërkaq 69 shtete që marrin pjesë rregullisht në Lojërat Olimpike, kësaj radhe nuk kanë marrë medalje olimpike.

Vendet pjesëmarrëse të përhershme si Bangladeshi (160 milionë banorë), Nepali, Jemeni, Madagaskari, etj., gjithashtu nuk morën asnjë medalje.

Arsyet kryesore të dështimit të tyre janë si më poshtë:

1. Fuqia e dobët ekonomike e shtetit si dhe nepotizmi dhe uzurpimi i posteve drejtuese.

2. Mungesa e infrastrukturës moderne dhe personelit të aftë që do të përputhej me numrin e popullsisë së këtyre shteteve.

Deri më tani, 69 vende nuk kanë fituar asnjë medalje olimpike pavarësisht pjesëmarrjes së rregullt!

Vendet evropiane pa medalje përfshinin edhe Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Andorrën, Monakon dhe Maltën.

Kjo e fundit arriti të fitojë medaljen e parë të bronztë në qitje me pushkë.

Fatkeqësisht, edhe pas 110 vitesh shtetësi, Shqipëria mbetet pa medalje!

Çuditërisht e njëjta situatë e keqe është edhe në Komitetin Olimpik të Shqipërisë dhe në Komitetin Olimpik të Kosovës.

Shumë atletë të sportit që vinin nga Shqipëria në kohën e sistemit diktatorial, arritën të arratiseshin nga atdheu në Greqi dhe shteti grek iu dha azil politik.

Dhe për këtë vend ata siguruan 8 medalje në peshëngritje dhe hedhje shtizë.

Piro Dhima siguroi tre medalje të arta dhe një medalje bronzi.

Luan Sabani siguroi nën flamurin grek dy medalje argjendi dhe një medalje bronzi.

Mirela Manjani (Manjadinis) siguroi tre medalje bronzi në disiplinën e hedhjes së shtizës.

Dy sportistë kosovarë me shtetësi të ligjshme siguruan medalje për Gjermaninë: Luan Krasniqi në boks dhe Fatmire Bajrami në futboll.

Ish shteti i Jugosllavisë dhe roli i shqiptarëve të Kosovës në Lojërat Olimpike

Me dy medalje, një medalje të artë në Los Angeles dhe një medalje të argjendtë në Seul, mundësi Shaban Terstena ishte dhe mbetet 40 vite rresht sportisti më i madh i të gjitha kohërave në rajonin shqiptar.

Ai ishte dhe mbetet, garuesi më i ri që fitoi medaljen e artë në Los Angeles sepse ne atë kohe i kishte vetëm 19 vjet.

Po atë vit ai u shpall atleti i vitit në ish-Jugosllavi në një konkurrencë të jashtëzakonshme të një shteti që kishte 22 milionë banorë!

Gjithashtu ai u shpall sportisti i shekullit të 20-të në mbarë rajonin shqipfolës.

Shqiptarët e tjerë nga ish-Jugosllavia që fituan medalje janë:

1.Boks: Medalje bronzi – Aziz Salihu

2. Mundje: dy medalje bronzi Shaban Sejdiu.

Në dymbëdhjetë vitet e pavarësisë, sportistët kosovarë kanë fituar më shumë medalje sesa në 35 vjet nën sundimin jugosllav.

Tri medalje të arta: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe një medalje të argjendtë Distria Krasniqi dhe një medalje të bronztë Laura Fazliun –pra gjithsej pesë medalje.

Në shoqatat e tjera sportive të vendit situata është e mjerueshme, apo më mirë të them e ngjashme me situatën në Bangladesh.

Pse?

Sepse për tre dekada, njerëzit më të papërgjegjshëm, më të pandërgjegjshëm, më grykës dhe më injorantë kanë abuzuar me fondet sportive.

Nga ana tjetër mungojnë reformat dhe lulëzojnë amatorizmi, cinizmi, nepotizmi dhe hipokrizia.

Këtë herë në Paris, më shumë se 35 turistë që përfaqësonin shoqatat e tyre shëtisnin meditativisht.

Prandaj në 27 shoqata të tjera ka vetëm improvizim dhe mashtrim, sikur të mos kishte çmime sportive në këto sporte në Lojërat Olimpike.

Pse ndodh diçka e tillë?

Institucionet shtetërore të vendimmarrjes sportive nuk reflektojnë ndaj kritikave që 24 vjet rresht, prandaj edhe akuzat kanë rënë në gjumë.

PAS 40 VJET SUNDIMI SUKSESIN E SHABAN TERSTENES E BARAZON DISTRIE KRASNIQI

Qysh në vitin 1984, Shaban Terstena fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Los Anxhelos dhe katër vjet më vonë në Seul medaljen e argjendtë në mundje.

Ai po ashtu ishte fitues i të gjitha medaljeve të arta në kampionatet e Ballkanit dhe Evropës dhe i shumë turnireve të tjera ndërkombëtarë.

Më një fjalë ai ishte 40 vite rresht sportisti më i dekoruar shqiptar, apo edhe më saktë një pishtar arritjesh kulmore.

Fatmirësisht, pas plot katër dekadash, Distrie Krasniqi arriti të barazohej me Shaban Terstenen në Lojërat Olimpike.

Prandaj Distria Krasniqi dhe Shaban Terstena janë sportistët më të mëdhenj në historinë e kombit shqiptar.