I dha ndihmën e parë, tregon se si gruaja e plagosur e kërkonte djalin e saj
Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua është plagosur me armë zjarri.
Dyshohet se autori i kësaj ngjarje është burri 73-vjeç, me të cilin bashkëjetonte që disa vjet viktima.
I dyshuari është arrestuar menjëherë nga policia në vendin e ngjarjes.
Aty ishte edhe një person, i cili i dha asaj ndihmën e parë.
Edison Krasniqi, tregoi se gruaja vazhdimisht kërkonte djalin e saj.
“Por, nuk e shihte për shkak se nuk mund të lëvizte, djali ishte sipër nesh. Gjatë asaj kohe më ka shtrënguar dorën, kam komunikuar me të. E ka marrë një shishe me ujë ia kam lagur buzët për shkak se kishte dhimbje”, tha Krasniqi për Klan Kosovën.