Nën masa të rrepta sigurie Sveçla shkon tek ura e Ibrit, thotë se do të hapet pas vlerësimit të ekspertëve
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka vizituar sot urën e Ibrit në Mitrovicë, për të cilën ka thënë se do të hapet pas vlerësimit të ekspertëve.
“Ura e Ibrit do të hapet, u mbetet ekspertëve të vlerësojnë kohën më të përshtatshme”, tha Sveçla para gazetarëve, kur u pyet në lidhje me hapjen e urës, raporton Zeri.info.
Për vizitën e tij janë parë masa të shtuara të sigurisë, ku përveç mbrojtjes së afërt, ka pasur edhe numër të shtuar të policëve.
Sveçla ka qenë i shoqëruar edhe nga ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, si dhe zëvendësministri Hysen Durmishi.
Të tre kanë inspektuar punimet, ku sot ka nisur testimi për stabilitetin infrastrukturor të urës. /Zëri