Rezervoi dhomën me pamje nga “plazhi”, influencuesja u zhgënjye kur mësoi të vërtetën

Një pushuese që mendoi se kishte rezervuar dhomën me pamje nga plazhi, mbeti e befasuar kur mësoi të vërtetën pasi u akomodua.

Në shikim të parë, influencuesja Sonja Dennig, 28-vjeç, mendoi se dhoma në Westerland të Gjermanisë, do të ishte vendi ideal për një pushim dyditor.

Por kur shikoi më vëmendje kuptoi se pamja të cilën e kishte parë në internet, në fakt ishte një poster i plazhit i vendosur në dritare.

Në video shihet Sonja duke ecur drejt “dhomës së përkryer”, ku shihet “duna e rërës si dhe rrezet e diellit që e ndriçonin rërën”.

Por kur u afrua më afër në dritare e kuptoi se ishte një poster me dritë që tregonte qartë se nuk kishte fare plazh dhe rreze dielli në rërën e plazhit. /telegrafi