Sot i jepet lamtumira e fundit të riut pejan i cili vdiq në aksidentin në Rugovë

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Dritëro Krasniqit, të riut nga Peja i cili vdiq dje në një vetaksidentin që ndodhi në Shtupeq të Rugovës.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 17:00, në varrezat e qytetit në Pejë.

Lajmi u bë i ditur në rrjete sociale, nga miqtë e të ndjerit.

Funerali niset nga shtëpia në rrugën “Edith Durham”.

Ai vdiq pasi u vetaksidentua gjatë vozitjes së motoçikletës me katër rrota.

“Shtupeq i Madh, Rogovë-Pejë / 03.08.2024 – 15:32. I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar motoçikletën me katër rrota dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin me ç’rast ka shkaktuar vetë aksident trafiku ku si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, u bë e ditur në raportin ditor të policisë. /Zëri