Shtohen rastet me kancer

Janë shtuar rastet me kancer kanë njoftuar nga Klinika Onkologjike në Prishtinë. Mjekët thonë se trendi i të prekurve nga kanceri është në rritje, derisa bëjnë thirrje për ndryshime të stilit të jetesës, shmangie të abuzimit me duhan, alkool e drogë.

 “Nëse vazhdon ky trend ne do të kemi numër të njëjtë ose pak më shumë se i vitit të kaluar dhe kjo në njëfarë forme tregon se tendenca e sëmundjeve maline akoma është në ngritje”, ka thënë Ilir Kurtishi, drejtor i Onkologjisë

Kurtishi tregoi disa nga shkaktarët e kësaj sëmundjeje.

“Duke fillu nga stili i jetës, ekspozimi i rrezeve të diellit, infeksionet e ndryshme që janë në trupin tonë sidomos ato viralet, abuzimi me duhan, abuzimi me alkool, drogë”, ka shtuar Kurtishi.

Pavarësisht fluksit të madh të pacientëve kjo klinikë po përballet edhe me mungesë të stafit dhe kjo sipas drejtorit të onkologjisë e rëndon punën e stafit ekzistues. /rtk