Vetura e kombibusi përfshihen në flakë në Preqevë të Klinës, dyshohet se një person mbeti brenda
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Preqevë të Klinës, ku një veturë dhe një kombibus janë përfshirë nga flakët pas përplasjes.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas Gashit, policia ka marrë njoftimin për aksidentin në orën 19:05, ndërsa po dyshohet se një person ka mbetur brenda.
“Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe po dyshohet se një person ka mbetur brenda. Nuk e dimë nëse është gjallë”, u shpreh ai.
Aktualisht, policia po pret informacione të reja nga vendi i ngjarjes për të konfirmuar situatën dhe për të mësuar më shumë rreth gjendjes së personit që dyshohet të ketë mbetur brenda automjetit të djegur. /telegrafi