Ricardo Rodriguez bëhet me skuadër të re
Ricardo Rodriguez pritet të bëhet me klub të ri.
Mbrojtësi i majtë zviceran, për herë të parë në karrieren e tij do të luaj në kampionatin spanjoll, pasi është afer transferimit të Real Betis.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, 31 vjeçari do të udhëtojë të hënën për testet mjekësore.
Ai do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Rodriguez në dy vitet e fundit ishte pjesë e skuadrës italiane, Torino, ndërsaka veshur edhe fanellen e Milanit, PSV, Wolfsburg e Zurich.