Shqipëri: Vetura e përplas 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur
Një 11-vjeçare ka pësuar lëndime, pasi ajo u përplas nga një automjet derisa po ecte në këmbë në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”.
Vajza është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Drejtuesi i mjetit është i moshës 43-vjeçare, ndërsa hetimet për ngjarjen po vazhdojnë. /tch