Gresa Bakraçi e kishte edhe një rast, diskualifikohet për dalje nga korsia

Për herë të parë në garat olimpike të atletikës, në Lojërat e Parisit është përfshirë repesazhi, përkatësisht rasti i dytë për ata që nuk kualifikohen në tentimin e parë. 

Dhe prej këtij ndryshimi “ka përfituar” edhe atletja kosovare, Gresa Bakraçi. 

Të premten mbrëma ajo ishte e fundit në kualifikime në vrapimin në 800 metra. 

Koha e  saj ishte 2:13.29 minuta. Gresa nuk arriti as kohën më të mirë individuale e madje as më të mirën e vitit. Dallimi me vrapueset tjera në bateri ishte gati 100 metra.

Ndërkohë Gresa Bakraçi e kishte rastin në repesazh, të shtunën paradite. Sërish e përfundoi garimin e fundit, me kohë më të dobët se në vrapimin e parë.

Por ndërkohë është diskualifikuar. 

Ajo është diskualifikuar për “shkelje korsie”, përkatësisht për “dalje të plotë jashtë vijës apo shkelje të shumta të vijës në të njëjtën garë”.

Gresa ishte e vetmja garuese e Kosovës në atletikë. Në Paris udhëtoi falë ftesës për universalitet.